UBT

Gjermania mbështetëse e vazhdueshme e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin Federal të Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Christian Schmidt, i cili po viziton Kosovën.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ministri Schmidt kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

Kryeministri Mustafa theksoi progresin e arritur në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.

Më tej, kryeministri Mustafa e njoftoi më gjerësisht për zhvillimet në Kosovë në fushën e bujqësisë, energjetikës, arsimit, investimeve, minierave dhe mineraleve, proceseve eurointegruese, luftën kundër korrupsionit, integrimin e pakicave dhe aspekte tjera.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe të Gjermanisë.

FIDANISHTJA

“Gjermania ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çështjet jetike në Kosovë në të gjitha fazat, duke qenë ndër përkrahësit dhe partnerët strategjik të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës edhe në proceset aktuale shtetndërtuese dhe europianizuese”, tha kryeministri Mustafa.

Ministri Federal i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Christian Schmidt, i përcolli kryeministrit Mustafa përshëndetjet e Kancelares Federale Gjermane, Angela Merkel, duke theksuar mbështetjen e mëtejme të Gjermanisë për Kosovën në shumë drejtime.

Ministri Schmidt vlerësoi të arriturat e deritashme si dhe shfaqi interesim për shumë aspekte të zhvillimeve në vend, duke shprehur njëkohësisht përkushtimin e Gjermanisë për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Ministri Schmidt foli edhe për mundësitë konkrete të zgjerimit të shkëmbimeve dhe ofrimit të përkrahjes në fushën e bujqësisë, arsimit, integrimet evropiane, investimet, si dhe në fusha të tjera të rëndësishme për zhvillimin ekonomik e social në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.