ARKATANA

Gjermania ktheu edhe 130 kosovarë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

130 persona janë kthyer dje nga Dyseldorfi në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.​Kosovarët, të cilëve iu refuzua kërkesa për azil, pranuan ofertën që të kthehen vullnetarisht për në Kosovë, thotë kështu Ministri i brendshëm i Landit Nordrhein Westfallen, Ralf Jäger.

Fluturimet janë bërë në mënyrë të organizuar dhe të financuar nga qeveria gjermane. Ministri nuk e përjashton mundësinë që edhe shumë fluturime të tjera të kthimit të kosovareve do të këtë në të ardhmen.

“Ata të cilët marrin refuzim të azilit dhe nuk kthehen vullnetarisht, do të kthehen pastaj me forcë”, thotë ministri për rp-online.de, transmeton “albinfo.ch”.

Fundamenti

Në tre muajt e parë të vitit, vetëm në Landin Nordrhein westfallen (NRW), 3978 kosovarë kanë paraqitur kërkesën për azil. Në tremujorin e parë të vitit 2014, kërkesa e kosovarëve ishte 186. Me këtë Kosova renditet para Sirisë dhe është në krye të vendeve të huaja për kërkesë të azilit.

Sipas Jäger shume persona nga Ballkani e në veçanti komiteti rom, kanë ardhur me shpresën për një jetë më të mirë në Gjermani. Ata kanë rënë viktimë e trafikantëve të cilët iu kanë bërë premtime të rreme. Mundësia e fitimit të azilit është në 0,2 % e rasteve.

Azilantët të cilëve iu refuzohet kërkesa, janë të obliguar që ligjërisht ta lëshojnë Gjermaninë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.