“Gjermania kërkon një yll” debuton në tregun shqiptar

Kohë më parë raportuam se shqiptarët këtë herë do ta “mbysin” “Deutschland sucht den Superstar” (Gjermania kërkon një yll).
Ndërsa, njëra nga ato, e cila ka kaluar në fazën tjetër të talent showt ‘DSDS’, ka vendosur të rivalizojë koleget e saj shqiptarë. Bëhet fjalë për Sadbere Mehmetin, e cila mësojmë, se shumë shpejt do të debutojë në tregun tonë muzikor.
Ende nuk ka detaje në lidhje me këngën, por 24-vjeçarja është duke bashkëpunuar me dyshen më të suksesshme të momentit Zzap & Chriss, të cilët kanë provuar se dinë të sjellin hite të garantuara.
Kujtojmë se përveç Mehmetit, pjesëmarrëse në talent shown gjerman janë edhe Aneta Latifi e Claudia Bello.