FIDANISHTJA

Gjermania ia përseritë Serbisë kushtin ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës është kushti kryesor para se Serbia të anëtarësohet në BE.Kjo është ajo çfarë ka deklaruar në Beograd, Ambasadori i Gjermanisë në këtë vend, duke shtuar se BE-ja nuk do që të importojë konflikte rajonale.“Për këtë arsye, korniza e negocimit me BE-në e ka bërë të qartë se janë dy procese që duhet të shkojnë paralel me njëra tjetrën e ato janë: procesi i integrimit në Serbisë në BE dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës”, ka deklaruar Ambasadori Axel Dittmann.

“Procesi i normalizimit është me shumë rëndësi edhe për qytetarët e Serbisë e edhe për ata të Kosovës , ka thënë në fund Dittmann.

Por kreu i diplomacisë gjermane në Serbi nuk është ndalu vetëm në këtë deklarim. Ajo ka shtuar tutje se ky normalizim duhet të jetë i dokumentuar e jo vetëm fjalë boshe.

Mobi Casa

“Serbia, para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është e detyruar që me Kosovën të bëjë marrëveshje obliguese juridike ligjore për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve reciproke”, ka thënë Dittmann, për portalin European Western Balkans, transmeton lajmi.net.

Diplomati gjerman ka thënë se ende ka një numër të madh çështjesh ndërmjet Beogradit e Prishtinës që duhet zgjidhur dhe se për këtë arsye, përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini dhe ekipi i saj, po vazhdojnë të ndërmjetësojnë në dialog.

Në këtë intervistë të gjatë, Dittman ka folur edhe për zhvillimet e tjera në Serbi, si për rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe çështjet e rëndësishme të rendit e ligjit./lajmi.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.