ARKATANA

Gjermania i kërkon Qeverisë propozime për Asociacionin: Të ketë sa më shpejt diçka në tavolinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka cilësuar temën e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si “temë të nxehtë”, në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që sa më parë t’i japë propozimet e saj sa i përket formimit të Asociacionit, teksa ka theksuar se për të është mjaftë e qartë se nuk do të ketë mundësi që në Kosovë të krijohet një “Republika Srbska”, e ngjashme me atë në Bosnjë e Hercegovinë.

“Këtë e ka thënë edhe i dërguari im special për Ballkanin kur ishte në Beograd të premten dhe themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe është obligim kontraktues i Kosovës, i ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe kur thashë më parë se çështja e targave dhe kartave të identitetit është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, kështu është edhe themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe. Pra, Kosova duhet të veprojë për këtë dhe ju e dini, sa më shpejtë të vendosë diçka në tavolinë që është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, aq më shumë do të çmitizojë dhe relaksojë bisedën”, ka thënë ai.

ARKATANA

Tutje Rohde ka thënë se nëse Kosova do të ketë propozime, do të jetë më e lehtë arritja e një marrëveshje me Serbinë, sipas tij duke thënë “jo, nuk është një rrugëdalje”.

Ambasadori i Gjermanisë, ka thënë se Kosova e ka obligim ta formojë Asociacionin, sepse sipas tij ajo marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës./RTVD/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.