Mobi Casa

Gjermania e pamëshirshme, do t`i dëbojë këto bukuroshe kosovare

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Aktivistët për ndihmë refugjatëve dhe punëshënësit janë irrituar: Remzie dhe Metje Lika do të dëbohen në Kosovë.

Remzie dhe Metje Lika, në Überlingen të Gjermanisë kanë ardhur para tre vite e gjysmë. Aktualisht ato janë të integruara mirë dhe kanë vendet e tyre të punës. Megjithëse Komisioni gjerman për raste të rënda ishte përpjekur t`ua rregullojë qëndrimin në Gjermani, të dy motrat do të dëbohen nga fundi i muajit prill, gjë që ka shkaktuar keqkuptim tek përkrahësit.

Njëri nga ta, Gunter Schwarz e kapë kokën me dorë: “Këtu qartë po shkilen interesat e punëdhësve dhe të atyre të cilët paguajnë tatim”, duke aluduar në dëbimin e Remzie dhe Metje Likës. Në fund të muajit, motrat do të dëbohen për në vendlindjen e tyre, në Kosovë.

Raste të ngjashme të dëbimit të personave mirë të integruar në Gjermani ka shumë. Posaçërisht në rastin e Remzies 29-vjeçare dhe Metjes 35-vjeçare, kur merret parasysh se Komisioni gjerman për raste të rënda ishte angazhuar t`ua rregullojë qëndrimin dy motrave.

Fillimisht ato e mësuan gjuhën gjermane për gjashtë muaj dhe tani e flasin rrjedhshëm. Kjo ishte baza që të punësohen në gastronomi, ku edhe sot e kësaj dite e ushtrojnë profesionin. Vendet e punës i gjetën me ndihmën e Gunter Schwarz, i cili njeh shumë punëdhënës në rrethinë, ndërsa kontakti me te ishte vendosur nga Roland Hipper.

FIDANISHTJA

Por, më 13 mars gjithçka shkoi si është më keq, pasi motrat u njoftuan se në fund të muajit prill do të dëbohen për në Kosovë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, pasi Kosova llogaritet si vend me prejardhje të sigurt. Në rastin e motrave rrethanat janë më të ndërlikuara pasi ato janë të kërcënuara, ka pohuar Schwarz për “Südkurir”, përcjell Albinfo.ch.

Mirëpo, përkrahësit atyre u kanë premtuar ndihmë pas kthimit eventual nga Kosova dhe pas tejkalimit të barrierave byrokratike me dokumentet.

suedkurier.de

http://www.albinfo.ch/gjermania-e-pameshirshme-do-ti-deboje-keto-bukuroshe-kosovare/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.