ARKATANA

Gjermania e Franca: Duam zgjedhje pa mashtrim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e cila në një intervistë për RTK-në deklaroi se nëse do të ketë manipulime në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, atëherë ata persona do të dënohen dhe se kjo do të ketë pasoja në rrugën e Kosovës drejt BE-së, të njëjtit mendim janë edhe dy ambasadorët, ai gjerman Peter Blomeyer si dhe ajo franceze, Maryse Daviet.

Ambasadorja franceze, Maryse Daviet, ka thënë se nga këto zgjedhje pret që të ketë korrektësi nga pozita e opozita dhe se nga këto zgjedhje varet liberalizimi i vizave si dhe rruga e Kosovës drejt BE-së.

“Neve na duhet që të keni zgjedhje fer, pa mashtrime të cilat do ta arsyetojnë MSA-në. BE-ja, siç e dimë tanimë, ka një ekip të madh vëzhgues në Kosovë për zgjedhjet lokale, të cilët do të na informojnë për korrektësinë dhe transparencën e zgjedhjeve. Zgjedhjet e drejta pa manipulime janë kyçe edhe për liberalizimin e vizave. Kjo vlen për opozitën dhe jo vetëm për qeverinë. Nëse ekspertët na thonë se s’ka pasur zgjedhje të rregullta, atëherë do të ketë shumë pasoja në rrugën e Kosovës drejt BE-së”, tha ambasadorja franceze, Daviet me të cilën u pajtua edhe ambasadori gjerman, Peter Blomeyer.

FIDANISHTJA

“Edhe unë jam në të njëjtën linjë me ambasadoren franceze. Demokraci do të thotë respektimi i votës dhe jo bartja e votave nga një qytet në tjetrin. Ju garantoj nëse kjo do të ndodhë, atëherë ne nuk do t’i mbyllim sytë. Ne nuk do të tolerojmë asnjë mashtrim të vetëm”, tha ndër të tjera ambasadori gjerman.

Në fund te dy ambasadorët bën apel, që të dalin sa më shumë njerëz me të drejt vote në zgjedhjet lokale të cilat do të zhvillohen këtë të diel.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.