UBT

Gjermania dhe Britania duan që EULEX-i t’i mbajë kompetencat

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Fatmir Limaj dhe asnjë pjesëtar tjetër i UÇK-së apo politikan që po ndiqet nga EULEX-i nuk do të mund të gëzohet në qershor të vitit të ardhshëm. Gjermania dhe Britania e Madhe pajtohen se pasi t`i ketë përfunduar mandati i dytë me radhë në qershor të vitit 2014, EULEX-i të ndryshojë, por sipas këtyre dy shteteve lidere të BE-së, misioni nuk duhet që ta ndalë punën në rastet e nisura, sidomos jo në rastet për krime lufte.

Kësisoj puna e misionit në rastet tashmë të njohura do të vazhdojë pa u ndikuar nga zhvillimet politike që ndërlidhen me mandatin, dhe veprimet e Qeverisë së Kosovës që Brukseli po i sheh si përpjekje për të krijuar fakte në terren për përfundimin e EULEX-it, janë të kota.

RCCOLA

Qëndrimi i dy shteteve lidere të BE-së është përshkruar në një dokument diplomatik (non-paper) të cilin ka arritur ta sigurojë Tribuna. Në këtë dokument precizohet se pas 2014-s një grup prokurorësh hetuesish dhe gjykatësish do të duhet ta vazhdojnë punën në rastet më të ndjeshme të krimit të organizuar, korrupsionit si dhe krimet e luftës…(Tribuna).