Eko Higjiena

Gjermania dëboi 71 veta në Kosovë, shumica familjarë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shumica e madhe e të dëbuarve kanë qenë familjarë ndërsa 31 prej tyre, fëmijë deri në moshën 14 vjeçare. Po ashtu 31 nga të dëbuarit janë pjesëtarë të komunitetit rom të Kosovës.

Sot, më 9 nëntor, Qeveria e Landit gjerman Baden-Württemberg ka dëbuar në Kosovë një numër të konsiderueshëm të azilkërkuesve me status të refuzuar.

Kanë qenë gjithsej 71 persona të cilët në mëngjesin e sotëm janë riatdhesuar nga aeroporti “Baden Airpark” për në Aeroportin e Prishtinës, shkruan rdl.de.

Fillimisht qeveria kishte planifikuar të riatdhesonte 121 veta, transmeton albinfo.ch. Shumica e madhe e të dëbuarve kanë qenë familjarë ndërsa 31 prej tyre, fëmijë deri në moshën 14 vjeçare. Po ashtu 31 nga të dëbuarit janë pjesëtarë të komunitetit rom të Kosovës.

UBT

Raportohet se në mesin e atyre që sot janë riatdhesuar në Kosovë ka pasur edhe të sëmurë rëndë ndërsa 4 të tjerë janë dëbuar duke u transportuar direkt nga burgu.

Aksioni i radhës i dëbimit masiv në Baden-Württemberg do të bëhet më 14 nëntor. Kësaj here në drejtim të Serbisë dhe Maqedonisë.

http://www.albinfo.ch/gjermania-deboi-71-veta-ne-kosove-shumica-familjare/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.