FIDANISHTJA

Gjermani: Shqiptari i fajshëm edhe pse i shpëtoi jetën vajzës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një familje shqiptare nga landi gjerman NRW, ka ngritur një shqetësim mbi atë se çfarë është ligji dhe çfarë është e drejta. Vajza dyvjeçare e një prindi (32) nga Shqipëria kishte temperaturë të lartë dhe papritur humb ndjenjat. Pavarësisht se kjo çështje ka shërim, për çdo prind është një panik më vete dhe babai në këtë situatë me shpejtësi merr veturën dhe nën drejtimin e policisë nxiton me shpejtësi për në spital, shkruan focus.de.

Në gjendje paniku, babai kishte harruar edhe patentën e shoferit, por për të mos përfunduar këtu ai është fotografuar edhe me shpejtësi tej normave të lejuara. Dy shkelje ligjore në tentativë për të shpëtuar vajzën. 32 vjeçari tashmë është dënuar me 348,50 euro gjobë dhe një muaj ndalesë qarkullimi. Më vonë gjoba i është reduktuar në 260 euro.

Çfarë i lejohet një prindi për të shpëtuar fëmijën e tij?

Uji Dea

Gjykata gjermane duke u bazuar në ligjin e shkruar të zezë mbi të bardhë e ka dënuar me gjobë shqiptarin. Kjo ka ndezur debatin në Gjermani. Sipas ligjit, babai është dashur të thërrasë ambulancën, pasi kështu ka rrezikuar jetën e të tjerëve. Por çdo prind në këtë situatë do pyeste: çfarë do bëje ti?

Gjithsesi, më e rëndësishmja në këtë mesele është se vajza e vogël shqiptare është shumë mirë. Pas dy ditëve në klinikë, ajo gëzon shëndet të plotë./Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.