ARKATANA

Gjermani: Një shqiptar dënohet për vrasjen e një izraeliti

/ 1 minutë lexim
HW

Një shqiptar është dënuar me tetë vjet e gjysmë burg për vrasje të paparamenduar të një izraeliti, trupi i pajetë i të cilit ishte gjetur në një kishë të rrënuar në Berlin, vitin e kaluar.

Gjykata shtetërore në Berlin ka vendosur dje se i dyshuari e kishte vrarë shtetasin izraelit, Yosi Damari, 22 vjeçar, pasi këta të dy ishin takuar në një bujtinë dhe kishin pasur mospajtime për shkaqe që mbesin të paqarta, ka raportuar agjencia DPA.

I dyshuari, emri i të cilit nuk është publikuar në harmoni me ligjin për privatësinë në Gjermani, ishte arrestuar disa ditë më vonë në Çeki, transmeton Rel.

HW

Shqiptari 28 vjeçar, i cili kishte arritur në Gjermani për shkak të ofertës për punë, u tha gjyqtarëve se ishte sulmuar nga izraeliti dhe pastaj e kishte goditur duke e rrëzuar në tokë.

Trupi i pajetë i personit të vrarë ishte gjetur nga kalimtarët e rastit në muajin prill të vitit të kaluar. Ai kishte pësuar lëndime masive në kokë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.