Mobi Casa

Gjermani: Katër islamistë në gjyq, përfshirë një shqiptar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në Gjermani dje para një gjykate kanë dale katër vetë, të dyshuar se janë militantë islamikë, për komplot për sulm të dështuar me bombë në një stacion hekurudhor, dhe planifikimin e vrasjes së një aktivisti antimysliman të krahut të djathtë.

I pandehuri 27 vjeçar, Marco Gaebel, shtetas gjerman, është i akuzuar për vendosjen e një bombe në një valixhe sportive në stacionin kryesor hekurudhor në Bon, në dhjetor të vitit 2012.

Bomba nuk ishte aktivizuar, por zbulimi i eksplozivit kishte shkaktuar alarm terrorist madhor dhe kaos të udhëtarëve në stacion, dy javë para krishtlindjeve.

“Ai ka dëshiruar që në mëynyrë tinzare ta vrajë një numër të pacaktuar të njerëzve, duke përdorë mjete të rrezikut të lartë dhe me motive bazë”, tha prokurori, Horst Salzamann, në sallën e gjykatës me siguri të lartë në Dizeldorf, e cila ishte e mbushur me njerëz.

Fundamenti

Avokatët mbrojtës kanë argumentuar se bomba ishte imitim, duke theksuar se nuk është gjetur detonatori.

Tre të dyshuarit e tjerë janë: Enea Buzi, shtetas shqiptar 44 vjeçar, Koray Durmaz, turko-gjerman 25 vjeçar, dhe Tayfun Sevim, shtetas gjerman 24 vjeçar.

Të katër personat ballafaqohen me akuza të formimit të grupit terrorist “radikal islamist”, për konspiracion për vrasje dhe armëmbajtje.

Ata mund të dënohen me burg secili deri në 15 vjet, ndërsa i akuzuari Gaebel, përballet me burgim të përjetshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.