FITORJA

Gjermani: Gjendet 20-vjeçarja shqiptare që ishte zhdukur që pesë ditë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Është gjetur Laura N, 20-vjeçarja, e cila ishte zhdukur nga dita e premte në Gjermani.

Sipas raportimit të mediumit të njohur gjerman RTL, një dëshmitare ka arritur ta identifikojë vajzën, e cila më pas kishte arritur në shtëpinë e saj.

Pak momente më pas policia ka arritur të konfirmojë gjetjen e Laurës.

Sipas organeve të rendit, 20-vjeçarja shqiptare është në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia nuk dha detaje më shumë për rastin, pasi ende po vazhdon hetimet që çuan në zhdukjen e saj.

Ajo jeton në qytetin Freudenstadt dhe ishte parë për herë të fundit në stacionin e trenit në Offenburg.

Uji Dea

Laura N, ishte takuar me një grup të panjohur.

Sipas raportimit të RTL, vajza shqiptare kishte dashur ta njoftonte familjen e saj për këtë takim, por telefoni i saj kishte mbetur pa bateri.

Moskontaktimi për një kohë ka ngjallur shqetësimin te familje se mund t’i kishte ndodhur diçka asaj.

Për gjetjen e saj u lajmërua edhe në rrjetin social Instagram, në faqen “Po e kërkojmë Laurën”, ku u falënderuan të gjithë ata që u aktivizuan në kërkimin e 20-vjeçares.

Gjermani: Gjendet 20-vjeçarja shqiptare që ishte zhdukur që pesë ditë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.