Eko Higjiena

Gjermani: Bullgarët “bëhen” kosovarë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Si arsye për këtë ata para organeve të azilit paraqesin papunësinë dhe varfërinë që mbretëron në vendin e tyre.

Dy shtetas bullgarë me vendbanim në Hessen, për të përfituar vetë, kanë shfrytëzuar në mënyrë jo shumë të ndershme valët e refugjatëve nga vendet e ish Jugosllavisë. Ata janë paraqitur me kërkesë për azil duke u prezantuar para autoriteteve gjermane si refugjatë kosovarë, respektivisht serbë.

Dy meshkuj të moshës 39 dhe 23 vjeçare janë ndaluar nga organet ndjekëse në autostradën A3 në veturën e tyre me regjistrim bullgar dhe janë kontrolluar. Me këtë rast ato kanë gjetur dokumente me personalie të tilla që u lëshohen azilkërkuesve në Gjermani, gjë kjo që i ka bërë ata të dyshimtë.

Për këtë arsye policët ndërmorën edhe një kontrollim të dy meshkujve që ishin në lidhje familjare mes vete. Pas krahasimit të shenjave të gishtërinjve, policia konstatoi se dy bullgarët kishin kërkuar azil me përkatësi të rrejshme shtetërore.

Eco Higjiena

Si arsye për këtë ata paraqesin papunësinë dhe varfërinë që mbretëron në vendin e tyre. Më i moshuari kishte prapa vetes dy procedura azili si shtetas serb. Ndërsa i riu kishte ardhur në qershor në Gjermani së bashku me gruan dhe tre fëmijë , dhe, duke u paraqitur si kosovar, kishte bërë një kërkesë azili. Që atëherë ai dhe familja marrin ndihmat sociale që i takojnë një azilkërkuesi.

Dëmet që dihet se i kanë shkaktuar sistemit social të Gjermanisë janë 6400 gjegjësisht 10500 euro por me hetimet e mëtejshme do të zbulojnë lartësinë e vërtetë të dëmit.

Përveç ndjekjes për mashtrim të dhe keqpërdorim të sistemit social, dy bullgarët do të detyrohen të kthejnë mbrapshtë shumën që e kanë përfituar pa të drejtë.(albinfo)