UBT

Gjermani: Arrestohet kosovari i dyshuar për zjarrvënie të qëllimta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

I mbetur i pastrehë ai mbijetonte duke sulmuar banesa të ndryshme për të vjedhur të holla dhe ushqim. Dhe, nga frustrimi, ai ndizte herë pas here zjarre.Policia e Munihut ka kapur një kosovar të pastrehë, të moshës 29 vjeçare, me dyshimin e bazuar për disa zjarrvënie të qëllimta.

Kosovari, i prezantuar si njeri me trauma nga lufta, kishte vënë zjarrin dy herë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar në një stendë në një treg të qytetit. Siç ka rezultuar më vonë nga hetimet e kryera, ai dëshironte kontakt me të bijën e shitëses por ajo e kishte refuzuar. Nga frustrimi ai duket të ketë vënë zjarrin jo vetëm në stendën e përmendur por edhe në dy banesa, transmeton albinfo.

Dorasi, i cili ndërkohë ka pranuar veprat, ka ardhur në Gjermani në gusht të vitit 2011 dhe një vit më vonë ka kërkuar azil. Pasi që i ishte refuzuar strehimi, ai duhej ta braktiste Gjermaninë më 23 nëntor 2012. Nga kjo kohë ishte strehuar te të afërm të ndryshëm në Munih, deri sa ata i refuzuan mikpritjen.

I mbetur i pastrehë ai mbijetonte duke sulmuar banesa të ndryshme për të vjedhur të holla dhe ushqim. Dhe, nga frustrimi, ai ndizte herë pas here zjarre.

Uji Dea

Më 27 dhjetor banorët kishin alarmuar për shpërthim zjarri në një banesë në Munih. Një i panjohur kishte hyrë në banesë dhe i kishte vënë zjarrin një dysheku në dhomën e fjetjes.

“E pazakonshme” në këtë rast, sipas policëve ishte se vetë zjarrvënësi kishte provuar pastaj ta shuante zjarrin. Dhe gjatë këtij veprimi ai kishte lënë gjurmëet e ADN-së. Në bazë të këtyre gjurmëve doli se kosovari 29 vjeçar me këtë rast kishte qenë ai që i kishte vënë zjarrin banesës së një kushëriri të tij.

Autoritetet kanë porositur një ekspertize forensike psikologjike për zjarrvënësin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.