Fundamenti

Gjermani: 108% më shumë kërkesa azili gjatë majit

/ 2 minuta lexim
HW

Numri më i madh i azilkërkuesve ka ardhur nga Siria. Menjëherë pas Sirisë, për nga numri i azilkërkuesve vjen Shqipëria dhe pastaj Serbia, Kosova dhe Iraku.

Numri i personave që kanë kërkuar azil në Gjermani gjatë muajit maj ka shënuar një rritje prej 108 për qind në krahasim me muajin maj të një viti më parë. Konkretisht, siç njoftoi të martën Ministria e Brendshme e Gjermanisë, në muajin e pestë të vitit në Zyrën Fedrale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) kërkesë për azil kanë bërë 25.992 veta.

FIDANISHTJA

Po gjatë kësaj periudhe, BAMF ka marrë vendimet përkatëse për kërkesat e azilit të 16.784 personave. Prej tyre, 5687 veta kanë marrë statusin e refugjatit, sipas kritereve të Konventës së Gjenevës për Refugjatët, njoftojnë mediet gjermane, transmeton albinfo.ch. 84 persona krahas kësaj kanë fituar edhe mbrojtje plotësuese të mbështetur në të drejtën e BE-së ndërsa për 131 veta është përjashtuar mundësia e dëbimit.

Nga ana tjetër, gjatë majit 6354 personave u është refuzuar kërkesa për azil.
Numri më i madh i azilkërkuesve gjatë muajit maj të këtij viti ka ardhur nga Siria. Menjëherë pas Sirisë, për nga numri i azilkërkuesve vjen Shqipëria dhe pastaj Serbia, Kosova dhe Iraku./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.