KKVITI

Gjermanët me protesta e ndalojnë dëbimin e Albinës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Bunt statt braun” (Kolorit në vend të ngjyrës kafe), kështu mban emrin shoqata që ndihmon refugjatët në Baereuth të Bavarisë, Gjermani. Kjo shoqatë ka marrë vitin e kaluar çmimin social të qytetit.Dhe, pikërisht ditën kur ata kanë marrë çmimin që ka edhe vlerën materiale (2500 euro) kanë korrur edhe një sukses të madh: pas protestave të shumta, kanë arritur ta ndalin dëbimin e shqiptares Albina Hamidi. Ajo, një banore e Luginës së Preshevës, pasi i ishte refuzuar azili, e kishte vendimin për dëbim në Beograd.

Por, Këshilli i Qytetit ka vendosur: Albina 19-vjeçe, e cila jeton këtu prej katër vitesh, ka fituar të drejtën që së paku edhe për një kohë të vazhdojë qëndrimin në Gjermani, shkruan nordbayerische.de. Ajo fillimisht mund të qëndrojë deri në verë, që t`i jepet mundësia ta përfundojë maturën.

Shoqata “Bunt statt Braun” ka ngritur zërin përmes rrjeteve sociale dhe pastaj ky zë i ngritur ka shpërthyer edhe në protesta, të cilave u janë bashkuar nxënësit, shokët dhe shoqet e Albinës si dhe mësuesit dhe qytetarët tjerë.

KKVITI

Në pankartat e nja 100 protestuesve mund të lexoheshin slogane si: “Je suis Albina” ose “Mos e dëboni Albinën” etj.

Sikur të mos ndalohej kthimi, Albina, e cila është e sëmurë nga epilepsia, më 4 shkurt duhej të fluturonte e aeroplan për në Beograd. /albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.