ARKATANA

Gjermanët mbrojnë kosovarin nga deportimi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Emigranti shqiptar Vesel Fuga, 38 vjeçar nga Kosova me qëndrim në Gjermani po mbrohet nga banorët e qytetit të vogël Bitz për të mos u deportuar në Kosovë.

Historia e Veselit në Gjermani daton para disa viteve kur ai kishte mbërritur si emigrantë azilkërkues dhe ishte dashuruar dhe më pas i martuar me një gjermane, informon INA.

Lidhja e tyre ka zgjatur deri para disa muajve, kur çifti kishte konflikte dhe nuk mund të jetonin bashkërisht. Ata janë shkurorëzuar në mënyrë ligjore. Mirëpo, autoritetet gjermane të emigracionit pas shqyrtimit të lejes së qëndrimit të emigrantit nga Kosova ka theksuar se ai duhet të lëshojë Gjermaninë, për shkak të se nuk disponon kushtet për të qëndruar.

Mobi Casa

” Mosvazhdimi i lejes së qëndrimit është dyshimi se ju jeni të martuar për shkak të lejes së qëndrimit, gjë që bie në konflikt me ligjet. Po ashtu është vërtetuar se leja e qëndrimit ishte vizë familjare, por që tani kjo nuk do të vazhdoj më tutje pasi ju nuk jeni të martuar dhe nuk jetoni me shtetasen gjermane- Për të marrë një leje qëndrimi të përhershme, atëher ju duhej të qëndronit i martuar për 3 vite me radhë!” shkruhet në refuzimin e vizës.

Veseli vazhdon jetën e tij duke marrë një banesë tjetër private dhe duke punuar qdo ditë në një kompani e cila merret me punimin e kopshteve.
Popullata ku jeton Veseli si dhe pronari ku ai punon janë të habitur nga ky vendim i marrë nga Enti i Migracionit. Pronari i tij shpjegon se Veseli është punëtori më i mirë i tij dhe se pa të ai duhet të mbyll kompaninë ku ka të punësuar edhe tre shtetas tjerë gjerman.

Pronari theksoi për mediat gjermane se do të bëjë çdo gjë të mundur për të mbajtur Veselin në Gjermani. Prapë se prapë, Enti i Migracionit qëndron prapa vendimit të marrë se Veselit nuk do i vazhdohet leja e qëndrimit në Gjermani. E shtuna është dita e fundit e lejes së qëndrimit në pasaportën e tij kosovare për Vesel Fugën. Enti i Migracionit ka informuar policinë mbi këtë vendim të marrë, mirëpo nuk ka caktuar ndonjë datë për arrestimin e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.