Gjermanët investuan në paqen dhe në zhvillimin ekonomik
24 vjet nga bashkimi i Gjermanisë dhe 15 vjet të bashkëpunimit me Kosovën. Gjermania për 15 vjet në Kosovë i ka investuar 420 milionë euro. Janë hapur mijëra vende pune, si dhe është punuar në përmirësimin e marrëdhënieve të eksportit me tregun evropian, shkruan sot Koha Ditore.
“Pas vitit 1999, Gjermania ka pasur ndikim të madh në ndihmën ofruar Kosovës në fushën e energjisë, të ujit, si dhe në arritjen e një stabiliteti financiar. Fokus i veçantë i është kushtuar integrimit të sistemit elektrik të Kosovës në rajon dhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë Esther Graven Kotter, zyrtare në Institucionin Kreditor pёr Rindёrtim (KfW).
Bilanci i 15 vjetëve të pasluftës e nxjerr shtetin e Gjermanisë ndër vendet që kanë dhënë më së shumti mbështetje financiare dhe diplomatike për Kosovën dhe popullin e saj.
Se çfarë ka bërë Gjermania për Kosovën në gjithë këto vite mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
© KOHA.net


