Hidromorava

Gjermanët i kthejnë buzëqeshjen Naronit të vogël

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Mirënjohja për të gjithë ata që kanë dhënë ndihmën e tyre vetëmohuese, nuk mund të shprehet me fjalë”, ka thënë Aleni, duke falënderuar në emrin e familjes.

Naroni është emri i një foshnjeje shqiptare nga Kosova, që pak muaj më parë pati pushtuar mediet gjermane dhe shqiptare. Vogëlushi i cili në fund të gushtit mbush një vjet, ndodhej në rrezik të madh për jetën. Një sëmundje e rëndë e mëlçisë për të cilën nuk kishte shërim në Kosovë, kishte alarmuar familjen e tij. Për të shpëtuar Naronin e vogël nga vdekja ajo kishte ndërmarrë gjithçka që ishte në mundësitë e saj.

Nëna e vogëlushit, Fjolla Gjonbalaj shfrytëzon rrethanën që kushëriri i saj, Alen Gjonbalaj jeton në Nürnberg të Gjermanisë. Ky i fundit vendos kontakte me klinikën për fëmijë dhe të rinj të Fürth-it, gjegjësisht me kryemjekun e saj, profesorin Jens Klinge. Përmes miqve të klinikës së përmendur u iniciua pastaj një aksion i madh humanitar për ndihmë Naronit.

Fundamenti

Së fundi, falë ndihmës së pakursyer që u grumbullua nga njerëzit vullnetmirë të Gjermanisë, vogëlushi simpatik iu nënshtrua operacionit të transplantimit të veshkës dhe e kaloi atë me sukses, shkruan nordbayern.de.

“Është mrekulli se sa mirë na kanë pritur dhe janë kujdesur për Naronin që të gjithë. Mirënjohja për të gjithë ata që kanë dhënë ndihmën e tyre vetëmohuese, nuk mund të shprehet me fjalë”, ka thënë Aleni, duke falënderuar në emrin e familjes./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.