Eko Higjiena

Gjermanët dhe holandezët e kërkojnë Specialen

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Përfaqësues të shteteve më të fuqishme evropiane po i kërkojnë deputetëve kosovarë që të votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale në Kuvend, në të kundërtën, siç thonë ata, kjo çështje do të kalojë në kompetencë të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Matthias Kiesler, i ngarkuar me Punë në Ambasadën gjermane në Prishtinë, ka deklaruar për “Zërin” se deputetët e Kosovës duhet ta kenë parasysh se në rast të një dështimi të votimit të Speciales e gjithë çështja do të kalojë në KS të OKB-së.

Fundamenti

“A do të ishte një shqyrtim i sërishëm nga ana e OKB-së në interes të Kosovës?”, pyet Kiesler.

Kiesler i kujton ligjvënësve kosovarë se në prill të vitit 2014, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet shkëmbimit të letrave me Përfaqësuesen e atëhershme të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Lady Ashton, është marrë përsipër obligimi për të themeluar këtë Gjykatë./zeri/