Gjergji: Elektorati i LDK-së kërkon lidership të ri
Koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, për krijimin e bllokut opozitar dhe heqja dorë nga posti i kryeministrit nga ana e LDK-së, nuk po shihet me sy të mirë nga anëtaret dhe ish themeluesit e saj.
Para dhe gjatë fushatës kryetari i saj, Isa Mustafa, kishte thënë se nuk do të bëjnë asnjë kompromis për postin e të parit të ekzekutivit. Këto veprimë të lidershipit të LDK-së, kanë ngjallur pakënaqësi te anëtarët e saj. Madje për këtë koalicion në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm kanë abstenuar pesë anëtarë.
Ndërkaq, njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rexhep Gjergji, në një prononcim për gazetën ka thënë se shkaqet për këtë rezultat në zgjedhjet e 8 qershorit janë të shumta…(Tribuna).


