Fundamenti

Gjërat ushqimore të cilat e reduktojnë dhimbjen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nëse ndjeni dhimbje, provoni që menjëherë të mos përdorni tableta kundër dhimbjes.

Në vend të kësaj përdorini disa gjëra ushqimore, të cilat gjithashtu mund të ndihmojnë në largimin e dhimbjes, e të cilat shpesh i keni pranë vetes, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Specat

Specat kanë për dy herë më shumë vitaminë C sesa portokalli. Dihet që kjo vitaminë është njëra prej më përgjegjëseve kur bëhet fjalë për shëndet të kolagjenit, indit lidhës që ndihmon në fleksibilitet të nyjave. Specat e kuq gjithashtu përmbajnë edhe beta-kriptoksantin, materie kjo që vepron si analgjetik.

Patatet e ëmbla

Ngjyra e ndritshme e portokalltë vjen nga beta-karotina, që është antioksidues i fortë, roli i të cilit është lufta për mbrojtje nga radikalet e lira.

Xhenxhefili

GRANDEMALL

Kjo rrënjë e shijshme përmban substanca kimike, të cilat veprojnë ngjashëm me mjetet kundër inflamacionit. Bëjeni një pije të ngrohtë duke i zhytur disa feta të xhenxhefilit në ujë të valë për pesë minuta. Sipas dëshirës, mund t’ia shtoni edhe një lugë të vogël me mjaltë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shafrani i Indisë

Studimet kanë zbuluar që kjo erëz, e cila përmban kurkuminë, që redukton fryrjen e lukthit, mundet të ndihmojë edhe në reduktim të dhimbjeve sepse e ul nivelin e substancave kimike që shkaktojnë inflamacione. Shafrani në formë pluhuri mund të shtohet në supa, mish të pulës dhe perime.

Salmoni

Falë sasisë së madhe të acideve yndyrore Omega-3, salmoni ndihmon në reduktim të inflamacioneve duke e parandaluar prodhimin e enzimave që dëmtojnë kërcin. Përzieni një konservë me salmon të egër me vaj ulliri dhe me uthull të kuqe. I shtoni spec të kuq dhe qepë të grirë imët.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.