Fundamenti

Gjenevë : UPSH, me rastin e fitimit të çmimit të Frankofonisë, organizon pritje të ngrohtë për miqtë e saj të shumtë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kohë më parë Grupi i Ambasadorëve frankofon, i akredituar në Bernë të Zvicrës, ka nderuar me çmimin e më të mirit Universitetin Popullor Shqiptar të Gjenevës. Vlera këtij çmimi i shtohet edhe më tepër kur dihet se në konkurrencë ishe dhe Salloni Ndërkombëtar i librit në Gjenevë, i cili është nga më të njohurit në botë, menjëherë pas atij të Frankfurtit në Gjermani.

Ky sukses i jashtëzakonshëm u shënua me një solemniteti të madh, ku merrnin pjesë personalitete të shquara të Parlamentit të Zvicrës, dhe të kantonit të Gjenevës. Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe Ambasadori Fuqiplotë i Vietnamit, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Ai u paraqit edhe me një fjalë rasti, ku përgëzoi UPSH-në për këtë arritje të lartë. Pastaj mysafirëve që kishin mbushur përplot amfiteatrin iu drejtua edhe zoti Manuel Tornare, president i këtij institucioni. Ai tha se ky sukses të gjithëve na bënë krenar, sepse është rezultat i një pune të shkëlqyer ekipore.

Natyrisht që barra kryesore në organizimin e aktiviteteve i ka rënë drejtoreshës Albana Krasniqi-Malaj, e cila çdoherë tregohet e përpiktë në punën e saj. Por, ky organizim si fryt ka edhe këtë çmim të rëndësishëm ç’do të na motivojë edhe për suksese të tjera tha Tornare.

Fjala iu dha edhe z. Ueli Leuenberger, mik i dëshmuar i komunitetit shqiptar dhe themelues i këtij Universiteti. Ai, tha se nuk mund të fsheh gëzimin e tij për këtë arritje të jashtëzakonshme.

Ndërkaq zoti Pierre Maudet, Ministër i Punëve të Brendshme i kantonit të Gjenevës, i njohur si bashkëpunues me të gjitha komunitetet dhe vlerësues i kulturave të tyre, me fjalë të përzgjedhura përgëzon integrimin e shqiptarëve në institucionet e Zvicrës, posaçërisht në ato të Gjenevës.

Mobi Casa

Ai thotë: ”Nga kontaktet e mia të drejtpërdrejta me shqiptarët, e veçanërisht me ata të lindur dhe të arsimuar në Zvicër, kam vërejtur integrim të mirëfillët, i cili bënë që ata mos të dallohen me hiçgjë, nga ne që jemi këtu dembabadem.

Në mesin e diplomatëve të shumtë dhe të personaliteteve të tjera ishin edhe Ambasadori i Shqipërisë në Bernë z.Ilir Gjoni, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë z.Ramadan Avdiu, gjithëashtu edhe Ambasadori i Maqedonisë.

Të pranishmit me interpretim të shkëlqyer këngësh në shqip dhe frëngjisht i argëtoi Elina Duni,e cila tanimë është e njohur në të gjitha vendet e Evropës Perëndimore. Atë me ekzekutimin brilant në violinë e plotësoi edhe z.Edmon Basha i cili kënaqi dhe relaksoi mbi dyqind pjesëmarrës të këtij manifestimi.

Në fund Albana Krasniqi-Malaj, drejtoreshë e UPSH-së falënderoi të gjithë për kontributin dhe ndihmën e dhënë. Me ç’rast më të merituarve në shenjë mirënjohje për punën u ndau dhe buqeta lulesh. Edhe kësaj radhe u ruajt tradita e mikpritjes si një nga vlerat tona më të çmuara, ku secili pati mundësinë e shijimit të shumëllojshmërinë së ushqimeve, të përgatitura enkas për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore. Në ndarje të gjithë patën përshtypjen se ishte një ceremoni e organizuar mirë dhe mjaft mbresëlënëse./Albswiss.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.