Hidromorava

Gjenerata që ruan kujtimet, kujtojnë 53 vjetorin e diplomimit në shkollën normale “Skënderbeu” të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Profesori Xhafer Xhaferi përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka ofruar momente interesante dhe emocionuese nga takimi me rastin e 53 vjetorit të diplomimit në shkollën Normale “Skënderbeu” të Gjilanit.

Postimi i plotë i Xhafer Xhaferit

Hidromorava

Nga takimi me rastin e 53-vjetorit të diplomimit në Shkollën Normale “Skënderbeu” në Gjilan!
Pas takimit në Hotel “Kristal” të Gjilanit shkuam në Restoran “Planet”.
Duke drekuar, kujtuam periudhën e shkollimit dhe diskutuam edhe për shumë tema e halle të tjera të jetës!
Në këtë takim pjesëmarrja ishte më e madhe se në dy vitet e kaluara. Prezent ishin 22 veta, ndërsa për shkaqe shëndetësore apo të tjera munguan edhe 6 shokë.
Me këtë rast kujtuam edhe 17 kolegë që tani nuk janë në mesin e të gjallëve! Shpirti i tyre u prehtë në paqe!
Me dëshirat më të mira për shëndet të mirë dhe rahati familjare u ndamë për tu takuar pas një viti!
Përshëndetje për gjithë ata që nuk patën mundësi të jenë sot me ne, por edhe për normalistët e tjerë të Gjilanit dhe gjithë miqtë e dashamirët e shumtë ka shkruar Xhaferi./rajonipress/