UBT

Gjenerata e tretë e Al Qaedës

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjenerata e tretë e Al Qaedës ka shfrytëzuar Pranverën Arabe, për të krijuar bazat e veta më të mëdha operacionale në botën arabe pas një dekade të tërë. Kjo gjeneratë mund të dëshmohet si gjenerata më vdekjeprurëse e Al Qaedës deri me tani.

Përderisa avokatët e Pentagonit po theksojnë se Al Qaeda është duke shkuar drejtë humbjes, bota në të vërtetë po sheh daljen në sipërfaqe të gjeneratës së tretë të kësaj lëvizje terroriste.

E rrethuar nga fluturakët pa pilot në Pakistan dhe Jemen, gjenerata e tretë e Al Qaedës ka shfrytëzuar Pranverën Arabe, për të krijuar bazat e veta më të mëdha operacionale në botën arabe pas një dekade të tërë. Kjo gjeneratë mund të dëshmohet si gjenerata më vdekjeprurëse e Al Qaedës deri me tani.

Gjenerata e parë ishte lëvizja burimore, e themeluar në Afganistan nga Osama Bin Ladeni në vitet e 90-ta. Gjenerata e dytë e Al Qaidës doli në sipërfaqe pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, kur pjesëtarët e këtij grupi u paraqiten në Pakistan, e më pas në tërë botën myslimane. Tani, gjenerata e tretë po del në sipërfaqe pas vdekjes së Bin Ladenit dhe “zgjimit” në botën arabe.

Tani, dega me forcimin më të shpejtë e Al Qaidës është ajo, që po vepron në Siri. Duke e shfrytëzuar emrin Jabhat Al Nusra, Al Qaeda është shndërruar ndoshta në elementin më vdekjeprurës të opozitës kundër regjimit brutal të presidentit Baschar Al Assad. Kryesuesi i Al Qaidës, Ajman Al Zavahri, në pranverë ju bëri thirrje të gjithë xhihadistëve në botë që të shkojnë në Siri, për t’iu bashkuar kryengritjes kundër regjimit të Assadit dhe pakicës alavite, e cila e mbështetë atë.

Për Al Qaidën, Assadi dhe alavitët janë shënjestër e përkryer. Shumë sunitë besojnë se alavitët janë një sekt që ka devijuar nga islami, pra një sekt që e meriton të shtypet. Përderisa Al Qaida ende paraqet një fraksion të vogël të opozitës në Siri, ajo me vete sjellë aftësi unike për prodhimin e bombave dhe për ndërmarrjen e operacioneve vetëvrasëse.

Faqet e xhihadistëve në Internet për çdo ditë raportojnë për vdekjet e “martirëve” nga radhët e Al Qaidës gjatë luftimeve në Aleppo dhe Damask, “martirë” këta nga Arabia Saudite, Palestina dhe Egjipti.

Dega e Al Qaidës në Siri ka synuar të mësojë nga gabimet e paraardhësve. Jo i shmanget nënvizimit publikisht të lidhjeve të saj me Al Qaidën burimore dhe synon të bashkëpunojë me grupet sunite. Pjesëtarët e kësaj dege janë të armatosur mirë, shfrytëzojnë bazat në Irak për përkrahje dhe furnizim dhe përfiton nga furnizimi me armatim të opozitës siriane nga ana e Katarit dhe Arabisë Saudite. Udhëheqësi i degës në Siri shfrytëzon nofkën Abu Mohammad Al Golani, referencë kjo për Rrafshnaltën e Golanit të pushtuar nga Izraeli, gjë që sugjeron se udhëheqësi kryesor i degës së Al Qaidës në Siri është një sirian, e jo ndonjë luftëtarë i huaj.

Mobi Casa

Sa më gjatë që të vazhdojë lufta sektare në Siri, aq më tepër do të përfitojë Al Qaeda nga kaosi dhe polarizimet sektare. Ajo gjithashtu do të përfitojë edhe nga përhapja e dhunës nga Siria në Liban, Turqi, Irak dhe Jordani.

Sikur edhe pjesa tjetër e botës, edhe Al Qaeda u befasua nga revolucionet, të cilat përmbysën nga pushteti diktatorët në Tunizi, Egjipt, Libi dhe Jemeni. Ideologjia e saj e dhunës dhe xhihadit fillimisht u zëvendësua nga revolucionet kryesisht jo të dhunshme, të cilat ndodhën në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Por Al Qaeda është një organizatë adoptuese dhe ajo ka shfrytëzuar kaosin dhe rrëmujën e ndryshimeve revolucionare, për të krijuar baza dhe qendra të reja operacionale.

Në Afrikën e Veriut, Al Qaeda në Magrebin Islamik me sukses është lidhur me grupin lokal ekstremist në Mali, me emrin Ansar Al Dine. Këto organizata tani kontrollojnë dy të tretën e territorit të Malit.

Një qendër tjetër e gjeneratës së tretë të Al Qaidës është shkretëtira në Gadishullin e Sinait në Egjipt. Pas revolucionit, xhihadistët në Sinai shprehën besnikërinë e tyre ndaj Al Zavahrit, i cili në vazhdimësi ka mbështetur sulmet e tyre kundër shënjestrave izraelite.

Në Jemen, Al Qaeda shfrytëzoi përmbysjen e diktaturës së Ali Andallah Salehut, për të vendosur nën kontroll pjesët jugore dhe lindore të vendit.

As dega e Al Qaidës në Irak nuk është shkatërruar, përkundër përpjekjeve të shumta për ta bërë këtë. Ajo është ri-këndellur në disa rajone sunite dhe kryesuesi i kësaj dege, Abu Bakër Al Bagdadi, ka premtuar sulme të reja në Irak dhe SHBA.

Al Qaeda po rikëndellet dhe po rigrupohet edhe në Pakistan. Grupet aleate të Al Qaides në Pakistan, si Lashkar E Taiba apo talebanët e Pakistanit, po përballen me një trysni fare të vogël të qeverisë. Tre nga pesë terroristët më të kërkuar nga ana e SHBA-së, Zavahri, Hafez Saed dhe udhëheqësi i talebanëve, Mullah Omar, janë në Pakistan. Vetëm Zavahri është duke u fshehur. Dy të tjerët gëzojnë përkrahjen e shërbimeve pakistaneze të inteligjencës. Ka shumë gjasa që edhe Zavahri ka mbrojtës të fuqishëm. (Daily Beast)