ARKATANA

Gjenerata e re e prokurorëve dhe e gjyqtarëve, vendimtare për drejtësinë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Vetëm krijimi i një brezi të ri prokurorësh e gjyqtarësh të aftë profesionalisht, por që do të bëhej me përkrahjen e institucioneve më të larta shtetërore të vendit, nga Qeveria dhe veçanërisht edhe nga Ministria e Drejtësisë, mbesin shpresa e vetme se Kosova mund të bëjë një reformë të denjë në drejtësi.

Shteti i së drejtës ende në duart e politikës dhe krimit

Brezi i ri, shpresa për ndryshim dhe reforma

“Mbetet që në të ardhmen prokurorët dhe gjyqtarët e rinj, lidhur me vendosjen e çështjeve juridike, të dëshmojnë se janë të pavarur dhe të paanshëm, mos të bien nën ndikimin e politikës, të dëshmojnë guxim profesional, që çështjet t’i vendosin në mënyrë objektive dhe të paanshme, e kjo është komponent, të cilën e kërkojnë konventat ndërkombëtare”, ka deklaruar avokati Nikë Shala për gazetën “Kosova Sot”

Vetëm krijimi i një brezi të ri prokurorësh e gjyqtarësh të aftë profesionalisht, por që do të bëhej me përkrahjen e institucioneve më të larta shtetërore të vendit, nga Qeveria dhe veçanërisht edhe nga Ministria e Drejtësisë, mbesin shpresa e vetme se Kosova mund të bëjë një reformë të denjë në drejtësi.

Uji Dea

Kjo bëhet duke i aftësuar urgjentisht prokurorët dhe gjyqtarët e rinj, në mënyrë që ta marrin në duart e tyre reformimin e drejtësisë. Por, sa janë të aftë ata tani dhe po ashtu a mund të ecin përpara në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, nëse u mungon mbështetja politike dhe ajo e klaneve mafioze?

Analistja Albana Rexha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka bërë me dije për gazetën “Kosova Sot” se sundimi i ligjit vazhdon të jetë sfida kryesore e shtetndërtimit të Kosovës, por edhe rrugëtimit të saj drejt integrimit evropian, derisa, sipas saj, prokurorët dhe gjyqtarët janë ata të cilët mbajnë peshën kryesore të reformimit të këtij sistemi.

Ngecja, e qëllimshme

“Vlerësoj se në sistemin e drejtësisë qëllimisht nuk është duke u investuar, në mënyrë që kështu të mbetet jotërheqës për juristët e rinj. Rrjedhimisht, në sistemin e drejtë- sisë janë paraqitur vetëm dimensione negative, si mungesa e profesionalizmit, pastaj mungesa e guximit, apo mbase edhe ndjenja e mungesës së sigurisë nga ana e prokurorëve dhe gjyqtarëve”, theksoi ajo.

Tutje, në këtë drejtim ajo ka nënvizuar se, përveç investimeve dhe dhënies së prioritetit këtij sistemi, ndryshimi, siç tha, do të duhej të fillonte nga individi, dhe kërkohet të gjinden prokurorë apo gjyqtarë, të cilët janë të gatshëm që ta marrin seriozisht detyrën e luftimit të kriminalitetit që kësisoj, sipas saj, të kontribuojnë në ndërtimin e një shteti ligjor dhe rrjedhimisht në ndërtimin e një të ardhme premtuese për gjeneratat e reja. “Në përgjithësi, nuk u është kushtuar rëndësi e madhe investimeve në këtë drejtim, ku këtu i referohem bankave shkollore apo auditoriumeve në universitete, në të cilat do të duhej edhe të fillonte beteja për një sistem të drejtë dhe të paanshëm të drejtësisë”, tha Rexha./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.