United Hospital

Gjenerali Rama: Kemi ndihmuar vëllezërit tanë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka rrëfyer detaje nga operacioni pas tërmetit tragjik në Shqipëri.

Rama e cilëson si obligim kontributin e forcave të FSK-së në momentet më të vështira për Shqipërinë.

“Informacionin për operacionin i kemi marrë nga ushtria shqiptare dhe i falënderojmë për mbështetjen. Ne kemi kryer detyrën tonë, kemi ndihmuar vëllezërit tanë. Isha në Thumanë, me presidentin, dhe fakti që trupat tanë kanë vepruar me trupat greke, një shtet që nuk e ka njohur Kosovën…”, thotë ai, teksa shton se edhe situata e krijuar nga tërmeti është një luftë në llojin e vet.

Hidromorava

“Është një luftë pak më specifike, por kjo është e llojit të vet. Është e vështirë për tu parashikuar, por ne duhet të kryejmë obligimin”, ka thënë gjenerali Rama në Abc news.

I pyetur nga gazetarja për faktin se gjatë operacionit kanë bashkëpunuar edhe me forcat serbe, i pari i FSK’-së thekson se këto janë ngjarje të jashtëzakonshme.

“Po e përmenda edhe më herët në raste të jashtëzakonshme, nuk njeh fe, parti, kulturë, është njerëzore. Ne na ka gëzuar fakti që ata kanë qenë të gatshëm”, u shpreh ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.