Fundamenti

Gjenerali Rama: FSK e gatshme për obligimet që dalin nga Karta e Adriatikut

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, mori pjesë në konferencën e shefave të mbrojtjes Karta e Adriatikut A5, e cila u mbajt në Durrës nga 24 shtator deri 26 shtator.

Ai në këtë konferencë udhëtoi nga Kosova së bashku me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Benjamin Corell.

Konferenca kishte për qëllim të sinkronizojë të gjitha aktivitetet trajnuese dhe ushtrimet e përbashkëta ndërmjet shteteve anëtare, përfshirë EUCOM-in, në ngritjen e gatishmërisë gjatë operacioneve të përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Gjithashtu qëllim tjetër i rëndësishëm i kësaj iniciative rajonale është edhe mbështetja e shteteve që aspirojnë integrimin në NATO.

Gjenerali Rama gjatë kësaj konference foli për procesin e tranzicionit, si dhe të arriturat e FSK-së. Ai tha se FSK vazhdon t’i ngritë kapacitetet e saj sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, dhe se mbështetja e partnereve strategjikë gjatë këtij procesi shumë të rëndësishëm.

Uji Dea

“FSK si forcë e ndërtuar dhe e zhvilluar me standarde të NATO-s, është e gatshme t’i marrë përsipër të gjitha obligimet që dalin nga anëtarësimi në Kartën e Adriatikut – A5, për të ndërvepruar dhe kontribuar me kapacitetet e saj për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë”, tha ai.

Komandanti i FSK-së gjatë konferencës ka zhvilluar takime dypalëshe me zëvendëskomandantin e EUCOM-it, gjenerallejtënant Stephen Twitty, si dhe me kryesuesit e delegacioneve të vendeve pjesëmarrëse në konferencë.

Temë diskutimi e këtyre takimeve ka qenë avancimi i bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të kapaciteteve të FSK-së, aktivitetet e përbashkëta trajnuese, por gjithashtu edhe ofrimi i kapaciteteve trajnuese të FSK-së për zhvillim profesional të kapaciteteve të partnerëve tanë.

Gjeneral Rama falënderoi shtetet anëtare të Kartës së Adriatikut A5, për përkrahjen e vazhdueshme në ndërtimin dhe forcimin e partneritetit, i cili e ndihmon jo vetëm Forcën e Sigurisë së Kosovës, por të gjithë Kosovën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.