Eko Higjiena

Gjenerali pa ushtri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-gjenerali i UÇK-së, tashmë kryeministër i ri i vendit, Ramush Haradinaj, do ta ketë të vështirë që gjatë mandatit të tij ta shndërrojë FSK-në në Forca të Armatosura. Kjo për faktin se Lista Serbe, parteri i rëndësishëm i këtij koalicioni, sipas Marko Gjuriq ka arritur ta heqë formimin e ushtrisë nga dokumenti i Qeverisë. Por ministri i ri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka thënë për “Zërin” se Qeveria e re do ta ketë prioritet transformimin e FSK-së në ushtri.

Qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, e cila u formua me vetëm 61 vota, ndër sfidat e saja kryesore pritet ta ketë edhe formimin e ushtrisë. Përfaqësuesit serbë kanë thënë se Lista Serbe ia ka dalë që ta largojë nga programi qeverisës çështjen e ushtrisë, për formimin e së cilëve ishte angazhuar personalisht ish-gjenerali i UÇK-së, Haradinaj.

United Hospital

Megjithëkëtë ministri tashmë i emëruar i FSK-së, Rrustem Berisha, ka deklaruar për “Zërin” se nuk ka informacion nëse Lista Serbe ka kërkuar një gjë të tillë. Përkundrazi, sipas tij, Qeveria e re ndër prioritetet kryesore e ka shndërrimin e FSK-së në FAK. E pavarësisht tij, përfaqësuesit e opozitës kanë konsideruar se një qeveri me vetëm 61 vota (bashkë me Listën Serbe) do ta ketë shumë të vështirë t’i çojë përpara proceset e mëdha, duke përfshirë këtu edhe krijimin e ushtrisë së Kosovës. /Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.