United Hospital

Gjenerali Mekenz konfirmon mbështetjen e SHBA-ve për FSK-në

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama pas takimeve të shumta që patën në shtetin e Ajovës së SHBA-ve, sot kanë vazhduar vizitën e tyre në Vashington. Ministri dhe Komandanti i FSK-së në Vashington Fillimisht kanë bërë homazhe në ‘Varrin e ushtarit të panjohur’.

“Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pasur takim me gjenerallejtënant Keneth Mekenzi (Kenneth F. McKenzie) Shef i J-5 (Drejtor për Politika dhe Planifikimet Strategjike) të Komandës së Bashkuar të Ushtrisë së SHBA-ve. Në takim komandant Rama e ka njoftuar gjeneralin Mekenzi për zhvillimet dhe arritjet e FSK-së, me përgatitjet dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura (FAK). Me këtë rast gjenerali Mekenzi edhe në herë konfirmoi mbështetjen e SHBA-ve ashtu si deri më tash për FSK-në edhe në të ardhmen pas transformimit në FAK”, thuhet në njoftimin për media.

Eco Higjiena

Me këtë rast gjenerali Mekenzi i njoftoi komandantin Rama lajmin e mirë për pranimin e dy kadetëve të FSK-së në akademinë ushtarake në Vest point (West Point), akademi kjo me traditë të gjatë mbi 200 vjeçare dhe më e njohura në botë. Dy kadetët e pranuar të FSK-së janë Arilena Shala dhe Ylli Dalladaku.

Gjatë ditës së sotme delegacioni i MFSK-së dhe FSK-së me në krye ministrin Haki Demolli dhe komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama do të vazhdojnë takimet në Pentagon, Departamentin e Shtetit dhe në Këshillin Kombëtar të Sigurisë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.