Eko Higjiena

Gjenerali me këshillë për partitë politike: S`ka rrugëdalje, votojeni ligjin për FSK-në

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

“Partitë politike këto dy-tri ditë duhet të ulen dhe të bisedojnë e të marrin qëndrim që ky ligj duhet patjetër të votohet në Kuvendin e Kosovës. Tjetër rrugëdalje nuk kemi. Ne jemi në një rrezikshmëri, sa i përket sigurisë në raport me Serbinë dhe tendencat e saj për të destabilizuar Kosovën dhe për të përvetësuar një pjesë të territorit të saj, andaj ne nuk kemi më çka të presim në këtë drejtim. E di se do të ketë presione nga disa qarqe ndërkombëtare që kjo mos të ndodhë, për hir të asaj që Serbia mos të `hidhërohet`, që të presim sepse këtu është KFOR-i. Por pavarësisht këtyre presioneve, ne duhet të shkojmë pro ndryshimit të këtij ligji sepse askush nuk do të vjen të na thotë filloni e formojeni ushtrinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Dorëzimi i projektligjit për FSK-në nga presidenti Hashim Thaçi drejt kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është mirëpritur nga shumica e partive politike në vend.

Përpjekja për ushtrinë e Kosovës është kundërshtuar fuqishëm nga deputetët serbë. Lista “Srpsk”-a në disa deklarata për media është deklaruar kundër formimi të ushtrisë, pasi, sipas tyre, Kosova s’ka nevojë për një gjë të tillë.

Mirëpo, eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja ka thënë për “Indeksonline” se partitë politike duhet të dalin me qëndrim pro ndryshimit të ligjit, pasi sipas tij, situata e sigurisë në raport me Serbinë nuk i lë Kosovës rrugëdalje tjetër.

Mobi Casa

“Partitë politike këto dy-tri ditë duhet të ulen dhe të bisedojnë e të marrin qëndrim që ky ligj duhet patjetër të votohet në Kuvendin e Kosovës. Tjetër rrugëdalje nuk kemi. Ne jemi në një rrezikshmëri, sa i përket sigurisë në raport me Serbinë dhe tendencat e saj për të destabilizuar Kosovën dhe për të përvetësuar një pjesë të territorit të saj, andaj ne nuk kemi më çka të presim në këtë drejtim. E di se do të ketë presione nga disa qarqe ndërkombëtare që kjo mos të ndodhë, për hir të asaj që Serbia mos të `hidhërohet`, që të presim sepse këtu është KFOR-i. Por pavarësisht këtyre presioneve, ne duhet të shkojmë pro ndryshimit të këtij ligji sepse askush nuk do të vjen të na thotë filloni e formojeni ushtrinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas Qehajës, Kosova duhet menjëherë të fillojë me konsolidimin e FSK-së ushtarakisht, ngaqë kjo pritet të marrë kohë disa vite. Kurse, duke komentuar qëndrimin e Listës Serbe që është kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, ai ka thënë se nuk duhet të pritet që këta deputetë të ndryshojnë mendimin e tyre.

“Nëse Serbia zyrtare thotë se FSK-ja do të jetë forcë destabilizuese për rajon, gjë që nuk është e vërtetë, atëherë shtrohet pyetja se si mund të presim ne që Lista Srpska të votojë për këto forca, dmth nuk ka më pritje që ata të votojnë pro FAK-ut. Kujtoj se kompetencat e FSK-së do të zgjerohen edhe në kryerjen e detyrave ushtarake. E kjo është ajo që neve na ka munguar. Emërimi nuk do të mund të ndryshojë por kompetencat po. Si ushtarak e di që neve na duhet një kohë bukur e gjatë që të konsolidojmë FSK-në në aspektin ushtarak, së paku për pesë vite. Por, ne duhet të fillojmë që tani të punojmë në lëvizje për të ndërtuar FSK-në, për detyra të reja, gjë që nuk do të jetë edhe lehtë”, ka thënë tutje ai për “Indeksonline”.
Ndryshe, Qehaja është shprehur se vendimi i Thaçit që të procedohet ligji për FSK-në, është i vonshëm, por është nismë e rëndësishme dhe domethënëse për të cilën duhet të veprohet menjëherë me votim të saj në Kuvend./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.