UBT

Gjenerali Clark: Nëse Millosheviqi do ta pranonte Rambujenë, s’do të bombardonim, por ai ishte mendjemadh

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nëse ish-udhëheqja jugosllave me në krye Sllobodan Millosheviqin do ta kishte pranuar marrëveshjen në Rambuje, bombardimi nga ana e NATO-s me siguri nuk do të kishte ndodhur, i tha Zërit të Amerikës gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, komandant i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s gjatë bombardimeve më 1999, transmeton Gazeta Express.

Clark tha se ndërhyrja nodhi, spastrimi etnik që po ndodhte atëkohë dhe se qytetarëve të Kosovës iu dha mundësia për ta vendosur sigurinë dhe demokracinë.

Clark megjithatë beson se “nuk ka mbaruar ende”, sepse ka ende tensione midis Kosovës dhe Serbisë dhe siç thotë ai, tensione ekzistojnë gjithashtu midis Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore.

Ai theksoi se “marrëveshja e ofruar presidentit Sllobodan Millosheviq ishte në thelb identike me marrëveshjen e parashikuar për Bosnjë e Herzegovinën”. Ai vlerësoi Millosheviqin si mendjemadh.

“Kur trupat e NATO-s do të transferoheshin në BeH më 1995, Millosheviqi ra dakord dhe tha se kjo mund të bëhej përmes territorit serb. Katër vjet më vonë, ai ndryshoi mendim – duke hedhur poshtë gjithçka që ofrohej. Ai sabotoi marrëveshjet, negociatat dhe në fakt e krijoi konfliktin”, tha Clark.

Eco Higjiena

Ai gjithashtu u shpreh se sulmet ajrore “ishin të drejtuara kundër regjimit të atëhershëm politik”. Clark thotë se Millosheviqi nuk e ndryshoi mendjen dhe iu drejtua konfliktit të armatosur.

“Trupat e tij kryen brutalitete të shumta në Kosovë – kështu që ai e bëri rezultatin të pashmangshëm”, tha Clark, duke shtuar se pas vetëm disa ditësh, u bë e qartë për NATO-n se Millosheviqi duhet të heqë dorë nga Kosova.

“Nëse ai nuk do ta kishte kthyer armën, pajtimi mund të ishte i mundur, mund të kishte më shumë paqe sot, nuk do të kishte tensione aktuale”, tha Clark, duke shtuar se forcat ushtarake dhe policore serbe ishin tërhequr nga Kosova.

Ndërhyrja e NATO-s filloi më 24 mars, duke përfunduar më 10 Qershor 1999 dhe vendimi për të ndërhyrë u mor pas negociatave të pasuksesshme në Rambuje dhe Paris në shkurt dhe mars të vitit 1999.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.