Mobi Casa

Gjenerali Buhler: Kosova e sigurt, e ka NATO-n

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kosova nuk është në NATO, por ka mbështetje të plotë të SHBA-së, Gjermanisë dhe tërë Aleancës Veri-Atlantike, prandaj kosovarët nuk duhet të merakosen shumë në lidhje me këtë çështje, tani pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Kështu deklaroi gjenerali gjerman Erhard Buhler, ish-komandant i KFOR-it në Kosovë, në intervistë për RTK-në,

Megjithatë, ai tha se duhet qenë të gjithë të shqetësuar sepse Evropa ka hyrë në një fazë të jostabilitetit.

Buhler u shpreh se pas tridhjetë vjetësh, kjo është një nga sfidat më të mëdha të kontinentit kur askush nuk e di rezultatin.

GRANDEMALL

Gjeneral Buhler tha se NATO po bën shumë në lidhje me luftën në Ukrainë si në aspektin politik dhe atë ushtarak.

Në rrafshin politik, gjenerali Buhler tha se të gjitha shtetet janë të bashkuara duke i dhënë ndihmë Ukrainës, kurse në atë ushtarake, që nga viti 2014, Aleanca ka vazhduar ta mbështesë ushtrinë e këtij vendi.

Sa për anëtarësimin e Kosovës në NATO, gjenerali Buhler deklaroi se është në interes të BE-së dhe vetë NATO-s që këto vende të integrohen sepse Ballkani perëndimor ndodhet në zemër të Evropës.

Ndër të tjera, gjenerali Buhler në këtë intervistë, flet edhe për parashikimet e tij se sa mund të zgjasë qëndresa e ushtrisë ukrainase, thirrjen e presidentit të këtij vendi për ndalim fluturimin mbi hapësirën ajrore të këtij shteti, e tema të tjera që kanë të bëjnë me luftën atje dhe implikimet e mundshme në Evropë e Ballkan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.