RCCOLA

Gjenerali aventurier

/ 2 minuta lexim

Ai që ditë më parë mori bekimin e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, që t’i prijë garës për kryetar të komunës së Prishtinës, nuk dallon shumë nga kolegët e tij të PDK-së, të cilët rrallëherë përmenden për “lajme të bardha”.

Njihet për lëvizjet sa me një parti sa me tjetrën, dikush-dikush e kujton si gjeneral, kurse sa ishte kryeministër, për mosautoritetin e tij në kabinetin qeveritar. Ata që kanë punuar me të, tregojnë për sjelljet “ushtarake” sa ishte në krye të qeverisë, ndërkohë që aventurat e tij në politike tregojnë për përpjekjen e tij për të përfunduar nën ombrellën e PDK-së.

Gjenerali, që si i ri u shkollua në Beograd të Serbisë dhe në Zarë të Kroacisë, dhe i cili për disa vite mbante pozitë të rëndësishme në ushtrinë kroate, në Kosovë u bë i njohur tek në vitin 1999. Pasi ka shërbyer me vite të tëra në ushtrinë kroate, në vitin 1999 ai i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku emërohet shef i Shtabit të Përgjithshëm. Është Agim Çeku ai i cili pati pranuar që ushtarët e tij të çmilitarizohen – t’iu hiqen armët dhe të zhvishen nga uniforma.

UBT

Gashi: Çeku e ndau Mitrovicën!

Publicisti Shkëlzen Gashi thotë se deri më tash Kosova shumë pak ia ka parë hairin Agim Çekut. Siç thotë ai, Çeku përmendet vetëm për meritën e formimit të TMK-së, pas procesit të çmilitarizimit të UÇK-së, dhe për asgjë tjetër.(Zëri).