FIDANISHTJA

Gjenerali amerikan paralajmëron Serbinë: Jeni duke rrezikuar shumë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Serbia ka të drejtën sovrane të blejë armë nga Kina apo kujtdo që dëshiron, por pushteti serb duhet të hap sytë e të vendos si t’i shmanget zëvendësimit të një varësie, asaj nga Kremlini, me një tjetër- atë të Partisë Komuniste të kinës, tha gjenerali amerikan Frederick Ben Hodges.

“Do të prisja që ministria e mbrojtjes t’i kushtoj vëmendjen e duhur kur bëhet fjalë për konfirmimin e ndërveprimit të sistemeve kineze në kornizën e sistemeve të tyre dhe konceptit të mbrojtjes, po ashtu dhe qëndrueshmërisë, përkatësisht mirëmbajtjes afatgjatë, municionit, trajnimit, [pjesëve rezervë…” tha Hodges për REL.

Ai tha se shpreson se qeveria serbe do të bëjë më të mirën për të rinjtë e Serbisë, duke lidhur marrëveshje që do të ju mundësonte marrëveshjet më të mira e me perspektivë në të ardhmen.’

United Hospital

“Marrëveshjet me Kinën zakonisht përfshijnë disa rezultate negative, siç është transferi apo vjedhja e teknologjisë, infuzioni i fuqisë punëtore kineze në dëm të punësimit të fuqisë punëtore të nikoqirit, e marrëveshje jashtëzakonisht të pavolitshme të pagesës së borxheve të Kinës’” tha gjenerali amerikan.

Hodges që ka komanduar forcat tokësore amerikane në SHBA në Europë prej 2014’s deri në vitin 2017, tani është bashkëpunëtor i Qendrës për Analizë të Politikave Europiane (CEPA), shtoi gjithashtu se Perëndimi do të duhej të garonte me Kinën duke ofruar kushte më të mira.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.