Gjenerali amerikan: KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë sa të ketë nevojë
Komandanti i NATO-s në Evropë, Gjenerali amerikan, Kurtis Skaparoti ka thënë se KFOR do të qëndrojë në Kosovë derisa të jetë e nevojshme.
Komandanti i NATO-s për Evropë, i cili ka qëndruar në Beograd ka thënë në një intervistë për Tanjugun se NATO është “e shqetësuar për shkak të propozimit për transformimin e FSK-së në Ushtrinë e Kosovës pa ndryshime kushtetuese”, transmeton Klan Kosova.


