ARKATANA

Gjeneral Bajram Vaksinca

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

Më Njëmijë e Tetëqind e Dyzet e Tre
Dhe më Njëmijë e Tetëqind e Dyzet e Katër –
Në trevat lindore kryengritje e re ,
Ndër ma të fuqishmet ishin bërë n’ çdo vatër !

Atje n’ Kumanovë edhe kah Likova ,
Luginës s’ Preshevës edhe kah Rainca ,
Bashkë me te luftuan trimat nga Kosova –
Iu priu gjenerali trim Bajram Vaksinca !

Trim, Bajram Vaksinca e kishte amanetin –
Gjeneral i luftës t’ mbrojë trojet e gjyshit !
Mbi trojet lindore arriti pushtetin –
Mbi trevat shqiptare deri n’ afërsi t’ Nishit !

Vatrat ma t’ fuqishme të këtyre anëve ,
Këto kryengritje mbi trojet shqiptare –
Qenë lufta t’ lavdishme për kundër osmanëve ,
Janë quajt Kryengritjet e Dervish Carës !

N’ beteja t’ lavdishme , pos gjeneralëve tjerë –
Bajram Vaksinca , ishte nga Likova me rranjë !
Bashkë me shokë çliruan një territor të gjerë –
Gostivar, Tetovë , Shkup , Kumanovë e Vranjë !…

Me Bajram Vaksincën , t’ rëndësishëm luanin rolin ,
Me Selman Rogoçicën , Emin Bojanën , Ymer Preshevën ,
Së bashku me Emin Xhambazin e Sulejman Tolin ,
Baba Feka , Sejdi Mexhanetin e çliruan gjithë trevën !

United Hospital

Vendosën nën administrim zonat e banuara shqiptare ,
Deri n’ afërsi t’ Nishit , por absurdi qëndron n’ tmerr –
Sepse , sot Bajram Vaksincën , nuk e njeh askush fare ,
As fshati ku lindi , as trevat ma gjerë !

Bajram Vaksinca është mbuluar nga pluhuri i historisë ,
Siç janë mbuluar dhe harruar shumë personalitete të Likovës
Dhe shumë monumente t’ rëndësishme t’ Ilirisë –
Në rajonin e Iliridës , Moravicës , Kumanovës !…

Prandaj ne i ftojmë të gjithë historianët tanë shqiptarë ,
Që t’ punojnë n’ këtë drejtim , për t’ hedhë dritë herë pas herë !

Të vërtetën historike për gjithmonë këta për ta zbardhë –
T’ zbulojnë gjurmët ilirike n’ rajon dhe më gjerë !

Gjilan, më 25.09.2018.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.