FIDANISHTJA

Gjendje kaotike, Policia shpërndan protestuesit edhe me autoblinda uji

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Protestuesit aktualisht janë duke tentuar të hyjnë në automjetet e Policisë, ndërkohë që po vazhdon përleshjet e Policisë me protestues. Policia e Kosovës ka filluar të përdorë përveç gazlotësjellësit, edhe autoblindë uji. Raportohet për protestues dhe policë të lënduar. Protestuesit ndodhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërkohë në vendngjarje shihen edhe autoblinda uji. Protestuesit po gjuajnë me gurë në drejtim të Policisë.

Protestuesit zhvendosen në sheshin “Nënë Tereza”

E plotësuar: Policia e Kosovës ka larguar protestuesit nga sheshi “Skëndërbe” me gazlotësjellës. Ndërkohë po shihen ambulanca që po ofrojnë ndihmë për të lënduarit. Afër teatrit kombëtar është parë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Turma tashmë është zhvendosur në sheshin “Nënë Tereza”.

Vazhdon gjendja e tensionuar

E plotësuar: Policia e Kosovës është duke tentuar t’i largojë qytetarët që ndodhen para Qeverisë së Kosovës. Në fakt, qytetarët i kanë ndarë në dy pjesë në tentativë për t’i larguar. Raportohet për një polic të lënduar dhe disa protestues të lënduar.

Sërish përleshje mes protestuesve dhe Policisë, disa të lënduar

E plotësuar: Protestuesit sërish kanë filluar të përleshen me Policinë, ndërkohë që kjo e fundit po përdorë gazlotësjellës. Numri i forcave policore është i madh, ndërkohë që mësohet edhe për të lënduar

Në protestë janë parë ambulancat, ndërsa më parë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është larguar nga protesta dhe ka hyrë në njërën nga restorantet e afërta.

Policia përdor gazlotësjellës

E plotësuar: Policia e Kosovës ka filluar të përdorë gazlotësjellës kundër protestuesve. Ndërkaq, protestuesit kanë filluar të gjuajnë në drejtim të Policisë.

Protestuesit kanë filluar të gjuajnë dhe të shtyhen me Policinë, pas ultimatumit për largimin e barrikadave. Protestuesit po brohorisin “Hiqni barrikadat”, “Sheshi është i jonë”, “Mos na sulmoni”. Organizatorët po kërkojnë nga protestuesit të mos gjujanë gjësende.

E plotësuar: Donika Kadaj Bujupi nga AAK-ja, tha se megjithëse Qeveria e Kosovës me çdo kusht tentoi ta ndalë protestën, ajo tha se këtë nuk do të arrijnë pasi do të mbrohen resurset natyrore që na i foli natyra.

Ndërkaq, përfaqësues të VV kërkuan nga Policia që të mos e provokojë situatën.

Hidromorava

Ajo tha se lufta çlirimtare nuk lejon që kjo qeveri ta humb paqen dhe ndërtimin e shtetit.

Protestuesit ultimatum Policisë: Për 15 minuta hiqni rrethojat (Video Live)

E plotësuar: Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje i ka dhënë ultimatum Policisë që brenda 15 minutave t’i heqin rrethojat, pasi sipas tij, protesta është paqësore dhe sheshi është i qytetarëve, jo i Qeverisë.

Molliqaj para protestuesve theksoi se nga mëngjesi Isa Mustafa është vënë kundër protestës, duke marrë autobusët me të cilët kanë udhëtuar qytetarët, ka larguar binën, etj.

Ai tha se ky kryeministri është rreshtuar përkrah Jabllanoviqit. Sipas tij, protesta paqësore nuk do të mund të ndalet me hekura.

“Nuk jemi egërsira po qytetarë të Republikës së Kosovës”, tha ai.

E plotësuar: Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është vendosur tashmë para protestuesve të shumtë të cilët kërkojnë largimin e barrikadave, duke pretenduar se sheshi nuk është i qeverisë, por i qytetarëve.

Protestës i bashkëngjitet Albin Kurti e Ramush Haradinaj (Video Live)

E plotësuar: Ka arritur në protestë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ata i janë bashkangjitur qytetarëve të cilët po protestojnë, ndërsa numri i tyre gjithnjë është një rritje.

Ndryshe, qytetarët po brohorisin “Jabllanoviq jashtë”, “Isë, argat i Serbisë”, “Trepça është e jona, jo e Serbisë”, “Hashim hajni”, etj.

E plotësuar: Disa dhjetëra qytetarë kanë filluar të grumbullohen para Qeverisë së Kosovë për të pritur kështu fillimin e protestës, e paraparë të mbahet në ora 12:00

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Policinë e Kosovës se ka penguar ardhjen e qytetarëve me autobusë nga Peja për në Prishtinë.

Ndërkaq, Policia ka njoftuar përmes një kumtese për media se nuk do të tolerojë asnjë akt dhune gjatë protestës së sotme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.