UBT

Gjendja nën kontroll, qytetarët vitias po respektojnë vendimin për mos dalje të panevojshme nga shtëpitë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Përkundër paraqitjes edhe të 4 rasteve të reja që sot janë konfirmuar në Stubëll të Vitisë, gjendja aktuale në komunën e Vitisë është nën kontroll. Kryetari i komunës Sokol Haliti ka mbajtur sot takim me anëtarët e komitetit komunal për menaxhim të situatës, me që rast janë ndarë përgjegjësit nëpër dikasteret e ndryshme komunale, ku është kërkuar nisja e procedurave për tenderimin e një kompanie për dezinfektim të objekteve publike, përfshirë shkollat, objektet fetare dhe institucionet tjera.

Poashtu, u kërkua që përmes këshillave të fshatrave të identifikohen familjet që kanë nevojë për ndihmë, ndërkohë që është kërkuar edhe shtimi i kapaciteteve në kujdestari në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Në këtë takim të këshillit emergjent, u theksua nevoja e mbështetjes nga niveli qendror, për pajisje mbrojtëse si dhe për material të domosdoshëm higjienik.

ARKATANA

Haliti, ka kërkuar një përkushtim më të madh të Qeverisë së Kosovës për komunën e Vitisë, ngase ka nevoje për mbështetje, kurse ka falënderuar qytetarët që po respektojnë vendimin për mos dalje nga shtëpitë, gjë që po i kontribuojnë në të mirë të situatës për të qenë nën kontroll.

Ndryshe, komuna e Vitisë sot ka hyrë në ditën e tretë që kur është hyrë në karantinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.