RCCOLA

Gjendja në Kosovë mund të ndryshojë nëse kryeministri vjen nga Vetëvendosja

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, ka bërë me dije se janë për bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) por, sipas tij, ndryshimet në vend mund të vijnë vetëm nëse Lëvizja Vetëvendosje udhëheq postin e kryeministrit.

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Lajçi ka theksuar gjasat janë që Lëvizja Vetëvendosje të dalë parti e parë dhe ta ketë postin e kryeministrit.

Uji Dea

Ai ka pohuar se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nuk duhet të shtyhet më shumë se në muajin shtator.

“Kryetari i Republikës ka të drejtë kushtetuese ta bëjë një propozim për një mandat të ri nëse ka konsensus dhe i votohet në Kuvend. Përndryshe, zgjedhjet janë në rend dhe nuk ka shpëtim. Ato duhet të mbahen sa më shpejt. Mbajtja e zgjedhjeve nuk duhet të shtyhet më shumë se në muajin shtator”, ka thënë Lajçi.