UBT

Gjendja në Komunën e Gjilanit pas reshjeve të shiut nuk është “shqetësuese”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas reshjeve të shiut, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim së bashku edhe me kompanitë e kontraktuara, kanë dalë në terren dhe janë në gjendje gatishmërie për intervenim në ato pjesë ku lëvizja e qytetarëve është e vështirësuar, por përkundër që ka raste që lumenjtë nëpër disa fshatra kanë dal nga shtrati i tyre, nuk ka vend për t’u shqetësuar.

Sipas drejtorit Halit Rexhepi nga DMSH dhe Sokol Haziri nga DSHPIB, kanë thënë se të reshurat e shoqëruara edhe me erëra të fuqishme kanë krijuar sasi të mëdha të ujit nëpër disa pika në qytetin e Gjilanit, por edhe në disa fshatra siç është fshati Velekincë, Kuvcë të Epërme, Livoç i Epërm, Kmetoc, Dobërçan, por edhe disa fshatra të tjera, ku kryesisht kemi të bëjmë me daljen e ujit nga shtrati i lumit, dhe përgjithësisht gjendja është e qetë dhe ekipet e emergjente janë në terren për të monitoruar situatën nga afër.

United Hospital

Dy drejtorët pas vizitave në terren kanë potencuar se reshjet ishin të dendura dhe për një kohë të shkurtër kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati dhe oborret e disa shtëpive të përfshihen nga uji, por nuk ka vend për shqetësim sepse gjithçka ngadalë po kthehet në normalitet.

Komuna e Gjilanit është në terren me zyrtarët përgjegjës të kësaj fushe, duke angazhuar edhe kompanitë e kontraktuara nga Komuna për intervenim për largimin e ujit apo edhe pengesave të tjera që mund të vështirësojnë qarkullimin e qytetarëve në rrugë apo edhe largimin e ujit nëpër shtëpi në rast se ato kaplohen nga uji./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.