Gjendja me librat shqip në bibliotekën e Medvegjës e keqe
Medvegjë – Biblioteka e qytetit “Petar Petroviq Njegosh” në Medvegjë edhe këtë vit do të rrisë fondin e librave për rreth 1000 tituj nga fusha e letërsisë, historisë, psikologjisë, religjionit, shkencës, artit dhe shkencave shoqërore. Në kuadër të këtij furnizimi nëpërmes Ministrisë së Kulturës do të sigurohen edhe libra të reja për fëmijë.
Sipas drejtoreshës, Natasha Gjorgjeviq, gjendja me librat shqip në bibliotekën e qytetit në Medvegjë nuk konsiderohet aspak e kënaqshme, madje vlerësohet si e keqe.
Kontigjenti i fundit prej 21 librave në gjuhën shqipe është pranuar këtë vit nga Libraria e qytetit të Preshevës. (redaksia mepress.info)

