Hidromorava

Gjendja me Covid-19 po përkeqësohet, çfarë duhet të bëjmë?

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Izet Sadiku – Situata epidemiologjike me COVID19 në Kosovë tash veç ka dal nga kontrolli me paraqitjen e numrit të madh të rasteve të infektuara, në 4-5 ditët e fundit kemi çdo ditë mbi 200 raste të reja me COVID-19 nga rreth 400 teste të bëra, që i bien mbi 50% të të testuarëve.

Është pritur që pas largimit të masave të mbylljes, do të ketë rritje të numrit të rasteve me COVID19, por do të duhej vazhdimisht lirimi i masave të përcillej me numrin e rasteve të reja dhe rasteve që kërkojnë trajtim spitalor me qëllim që ky numër mos ta rrezikoj funksionimin e institucioneve shëndetësore, duke i ngarkuar ato mbi kapacitetin e tyre.

Faktikisht tani jemi në situatë të tillë ku numri i rasteve të cilët kërkojnë hospitalizim është shumë i lartë dhe po rrezikohet puna e Klinikës Infektive dhe klinikave tjera jo vetëm për mungesë të hapësirave por edhe për shkak të numrit të vogël të stafit pasi një pjesë e tyre tash janë infektuar(rreth 420 punëtorë shëndetësore janë të infektuar që është diku mbi 9% e të infektuarve në Kosovë).

Situata e krijuar tani imponon marrjen e masave tjera me qëllim të përballimit të situatës.

IKSHP do të duhej të dal me vlerësim të situatës dhe propozimin e masave që duhet ndërmarrë me qëllim të tejkalimit të situatës në të cilën jemi.

Vlerësimi duhet të ketë parasysh :

United Hospital

numrin infeksioneve të reja në ditë,
numrin e pacientëve të pranuar në spital brenda ditës
numrin e vdekjeve brenda ditës dhe
numrin e pacientëve në kujdesin intensiv.
Të gjitha këto parametra na tregojnë se situata në Kosovë është shumë e rënduar por mos me thanë alarmante! Për këtë mund të ju referoheni edhe rangimeve ndërkombëtare për e vlerësimin e numrit të rasteve të reja të analizuar nga 12-26 qershori në vendet Europiane ku Kosova rangohet si vendi i tretë në Evrope me numrin më të madh të rasteve pas Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme e cila po flitet se është opsion do të ketë efektet e veta të mira siç janë:

Do të zvogëlonte numrin e rasteve të reja,
Do të zvogëlonte numrin e të hospitalizuarëve dhe
Do të zvogëlonte numrin e të vdekurve
Por në të njëjtën kohë, do kishte efektet negative siç janë:

Do të rriste problemet e shëndetit mendor
Do të rriste dhunën në familje dhe
Do të ndikonte në përkeqësimin e gjendjes ekonomike.
Për këtë arsye nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme do të duhej që të ketë një plan konkret i cili do të merrte parasysh këto çështje.

Rritjen e numrit të testimeve përmes rritjes së numrit të qendrave për testim qoftë në sektorin publik po ashtu edhe privat duke bërë legalizimin e qendrave private për testim , të monitoruara nga institucionet shtetërore,
Fillimi i testimeve seologjike, kështu do të dihej sa mund të jetë numri i atyre që e kane kaluar sëmundjen,
Rritja e shtretërve në Klinikën Infektive dhe klinikat tjera dhe Mjekimin Intenziv,
Rritja urgjente të mjekëve duke pranuar specializantë të rinj në fushat si më poshtë: Sëmundje infektive, Mikrobiologji, Shëndet publik dhe Anesteziologji,
Pranimi i infermierëve dhe teknikëve të mikrobilogjisë.
Menaxhimi i problemeve të shëndetit mendor
Një plan të detajuar për përkrahje financiare të institucioneve publike dhe private që pësojnë nga gjendja e jashtëzakonshme
Krijimi i listave të personave me sëmundje kronike dhe të të moshuarve të cilët janë më të rrezikuar nga sëmundja dhe më pas
Plani i detajuar për hapje i cili do të duhet të fokusohet kryesisht në respektimin e masave të parandalimit: përdorimi i obligueshëm i maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës,
Monitorimi rigoroz i respektimit të masave i përcjellur me dënim për mosrespektim të masave
Krijimi i një strategjie të edukimit masiv mediatik për sensibilizim të opinionit rreth pandemisë sepse mungesa e saj ka krijuar huti tek njerëzit dhe një numër i madh i tyre nuk besojnë në ekzistimin e COVID19
Këto do të ishin disa nga masat për futjen në kontroll të pandemisë COVID19 dhe do të duhej të fillonte funksionimi i“bashkëjetesës” me COVID19 deri në zbulimin e vaksinës ose barnave për trajtimin e sëmundjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.