Eko Higjiena

Gjendja fizike e Muriqit e alarmon dhe e brengos Mallorcën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vedat Muriqi është bërë një problem i madh për Mallorcën.

Sulmuesi kosovar e ka marrë në qafë ekipin spanjoll pas lëndimit që e pësoi derisa ishte duke luajtur për “Dardanët” në ndeshjen e parë të nëntorit ndaj Izraelit.


29 vjeçari e pësoi një tërheqje muskulore, e cila ia pamundësoi atij në tri ndeshjet e ekipit ishullor kundër Atletico Madridit, Cadizit dhe Alavesit, shkruan mediumi spanjoll “Estadio Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.

Fillimisht, parashihej që lojtari do të mungonte 4 deri në 6 javë dhe se do të mundë të rikthehej kundër Almerias më 17 dhjetor.

Prizrenasi do të mungojë edhe sonte, natyrisht, në ndeshjen e Copa del Rey kundër Valle de Egues dhe të shtunën kundër Sevillës në Son Moix.

HW

Por, jo vetëm kaq, pasi 29 vjeçari ia ka prishur krejt planet trajnerit Javier Aguirre pasi stafi mjekësor i klubit nuk është shfaqur shumë optimistë për një rikthim të shpejtë të lojtarit.

Tash ka shpresa të vogla që ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios të rikthehet në ndeshjen e fundit të vitit 2023 kundër Osasunës.

Pasi shërimi i Muriqit po shkon më ngadalë se që ishte paraparë, ai mund të rikthehet në fillim të vitit 2024 në ndeshjen me Real Madridin.

Përfaqësuesi kosovar kishte qenë protagonist i Mallorcas para dy sezonesh kur ishte huazuar nga Lazio duke ia mundësuar ekipit spanjoll qëndrimin në La Liga.

Në edicionin e kaluar ai ishte përsëri protagonist me 15 gola, ndërsa edhe këtë edicion e nisi mirë derisa u lëndua… /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.