GRANDEMALL

Gjendja e sigurisë vlerësohet stabile, por brengos veprimtaria e zyrës paralele të kryetarit të Komunës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti për Komunitete ka mbajtur sot takimin e fundit për këtë vit, nën drejtimin e Kemal Shahin, ku është informuar për situatën e sigurisë si dhe për aktivitetet e Zyrës së linjës. Përndryshe, edhe në takimin e sotëm të Komitetit për komunitete, anëtari i kësaj trupe, Shefik Surdulli (PDK), e ka ngritur shqetësimin e tij lidhur me veprimet ilegale të shtetit serb brenda territorit të komunës s Gjilanit.

Më konkretisht, përmes zyrtares së Policisë së Kosovës, e cila raportoi për situatën e sigurisë në takimin e këtij komiteti, Surdulli e vuri në dijeni këtë institucion ligj zbatues, për veprimin ilegal të zyrës së të ashtuquajturit kryetar i Komunës së Gjilanit, Sasha Millosheviç, i cili përmes aktiviteteve të tij, thirret si kryetar i përkohshëm i Komunës së Gjilanit, akt ky të cilin ai e konsideron ilegal dhe cenim të integritetit dhe kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës.

‘Përderisa komunitetet pakicë në Gjilan, veçanërisht ai serb, i gëzojnë të gjitha të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, veprimet e strukturave paralele, janë të pa justifikueshme dhe të papranueshme”, ka thënë Surdulli.

FIDANISHTJA

Këtë shqetësim, Shefik Surudulli e ka ngritur edhe në Kuvend Komunal, ku ai është anëtar nga radhët e PDK-së, por ka thënë se akoma nuk ka ndonjë reagim nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës dhe as nga ato komunale.

Përndryshe, në takimin e sotëm të Komitetit, gjendja e përgjithshme e sigurisë u vlerësua stabile.

Po ashtu, një informatë për aktivitetin e Zyrës për komunitete dhe kthim e dha shefi i saj, Milivoje Zhivkoviq./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.