FITORJA

Gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë nën kontroll

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) vlerëson se gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë është stabile, e qetë dhe nën kontroll. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se gjendja me pandemi akoma mbetet prioritet, por pa i harruar temat tjera. Sipas tij, sidomos, është shqetësues numri i madh i të hospitalizuarve.

Ai kërkoi përgjegjshmëri të plotë nga të gjithë në luftën anti-Covid. Kryetari Haliti poashtu njoftoi se në kuadēr të muajit të pastrimit, në fillim të prillit, në mesin e shumë aktiviteteve ambientale, do të zhvillohet edhe aksioni i përbashkët me bashkësitë fetare dhe komunitetet për pastrimin e varrezave të të gjitha konfesioneve fetare, si pasqyrim i klimës së mirë të sigurisë dhe të jetesës së përbashkët.

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiteni Afrim Halili, tha se brenda dy mbledhjeve të KKSB-së, nuk ka pasur ndonjë rast që vlen të veçohet. Sipas tij, numri i rasteve kriminale, i vjedhjeve dhe lëndimeve të lehta, por edhe i aksidenteve në trafik, ka rënë.

UBT

Kapiteni Halili tha se Policia po merret edhe me gjendjen me menaxhimin e gjendjes me pandemi dhe sipas tij ajo është nën kontroll, por duhet pasur kujdes. Me këtë konstatim u pajtua edhe nënkryetari Hasan Aliu. Ai tha se Vitia akoma është në zonën e verdhë, sa i përket pandemisë.

Kryesuesi i KKSB-së, Imri Emërllahu ka bërë thirrje për kujdes të shtuar sa i përket pandemisë. Kurse, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, në Viti, Husamedin Hoxha, tha se BIK po mundohet të ruajë vlerat shëndetësore, duke respektuar masat në fuqi kundër pandemisë.

Në kuadër të mbledhjes së KKSB-së u mbajt edhe një bashkëbisedim dhe këmbim idesh e përvojash me përfaqësuesit e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, në lidhje me fuqizimin e Këshillave të Sigurisë në Bashkësi kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.