ARKATANA

Gjendja e Rrahmanit dhe gjasat për t’u përfshirë në ndeshjet e marsit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në konferencën për shtyp para ndeshjeve të muajit mars, Bernard Challandes ka thënë se nuk mund të llogaritë në shërbimet e Amir Rrahmanit për takimet ndaj Lituanisë dhe Suedisë.

“Në periudhë afatshkurtër është e pamundshme që Amiri të mund të paraqitet, dhe është e sigurt se ai nuk do të luajë nesër (e mërkurë, ndaj Lituanisë), por për ne ka qenë shumë e rëndësishme që Amiri të vijë këtu, të ketë terapi, të shohim situatën e tij”, është shprehur trajneri.

Ai ka thënë se gjatë gjithë kohës kanë pasur kontakte të mira me stafin mjekësor dhe i kanë marrë të gjitha informacionet lidhura me gjendjen aktuale të kapitenit.

Fundamenti

“Ne i kemi bërë kontrollimet e duhura për të, ka pasur edhe negative kësaj radhe dhe tani do të shohim se si do të përparojë gjendja e tij”.

“Por, është e sigurt se nuk ka mundësi te luajë kundër Lituanisë, po ashtu mbase mund thuhet se s’do të ketë gjasa të luajë të dielën kundër Suedisë”, ka shtuar trajneri.

“Do ta shohim situatën nëse do të mund të luajë kundër Spanjës në ndeshjen e tretë, por më duhet të them se nuk kam shumë shpresa se do të jetë i gatshëm”, ka shtuar trajneri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.