Fundamenti

Gjendja e lypsarëve është bërë shqetësuese për qytetarët e Vitisë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Gjendja e vështirë sociale e shumë familjeve, jo vetëm në Komunën e Vitisë, por në mbarë Kosovën, po i detyron anëtarët e tyre të gjejnë rrugë nga më të ndryshmet për të siguruar ekzistencën.

Papunësia e lartë po shkakton probleme të natyrave të ndryshme, duke i nxitur gjeneratat e ndryshme, sidomos të rejat, të hynë rrugëve jo të ligjshme, ose t’ua mësynë vendeve perëndimore për të siguruar një jetë më të mirë për ta dhe familjet e tyre.

Kësaj radhe po ngrisim shqetësimin nga lypsarët e ardhur nga viset, vendet t’jera në Komunën tonë thuhet në reagimin e EVSB-së.

Është e pa mundur të ulesh e të pish kafe me ndonjë mikë për një çast, e gjatë asaj kohe në tavolinë të mos jesh i vizituar së paku nga një turmë e pa zakontë prej minimumi dhjetëra lypsarëve, të cilët të renditen në tavolinë pa u skuqur fare.

Fundamenti

Andaj kompetentët duhet të ndërmarrin masa përkatëse, që kësaj dukurie t`i thuhet mjaft. Dhe të shihet se nga vijnë këta vizitor të pa ftuar, të cilët kanë vërshuar në Viti, sidomos gjatë stinës së verës, të cilët vinë nga viset e t’jera, konkretisht nga Shqipëria, dhe këtu e llogarisin si teren për përfitim të mirë.

Sipas EVSB-së, lypsarët i vënë në pozitë të pa lakmueshme njerëzit, duke e keqpërdorur mirësinë e tyre. Kafiterit, restorantet, trotuaret, nuk kursehen nga lypsarët të cilët shëtisin tavolinë më tavolinë, duke shpërndarë pankarta për të marr”ndihmë” nga të pranishmit që gjenden brenda kafiteris apo restorantit, ky rrjet i “lypësve profiter”, ka vërshuar rrugët, kafiterit, por ka raste që kanë vërshuar edhe shtëpitë private nëpër fshatra. Këtë “fantom prej lypsarësh”, të cilët janë kryesisht fytyra të reja, që asnjëherë si kemi par në Viti.

Kompetentët tu gjejnë zgjidhje, sepse ky rrjet i “mafisë së lypjes”, ka marrë përmasa shqetësuese, dhe mendoj se organet e rendit duhet të vëhen në veprim për të parandaluar keqpërdorimin e fatkeqësisë dhe solidaritetit të njerezve tanë.

Siç duket ky është një rrjet mafioz i mirë organizuar, dhe kjo shtresë sigurisht kanë edhe bosin e tyre për të cilin bëjnë lypjen, dhe çdo herë sillen në mënyrë të organizuar në destinacionin e lypjes, dukuria e lypsarëve është shndërruar në biznes. Duhet thënë se dukuria e lypjes nuk është e re në Viti, ka vite që Vitiasit përballen me lypësit. Edhe pse këtë vit vërehet se ka ramje të lypsareve, megjithatë kjo dukuri prapë është prezentë dhe po shkakton shqetësim dhe pa siguri tek qytetarët tanë thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/