Gjendet shkaktari i djegies së disa hektarëve me grurë në Shillovë

Gjilan – Gjatë hetimeve të zhvilluara janë gjetur dëshmi të qëndrueshme se zjarri është shkaktuar nga kombaji të cilin në ditën kritike ishte duke e drejtuar i dyshimti shqiptar shtetas i Kosovës.
Ditë më parë ishte shkaktuar një zjarr që si pasoj ishin djegur tërësisht rreth 4.5 hektar grurë i mbjell.
Gjatë hetimeve të zhvilluara janë gjet dëshmi të qëndrueshme se zjarri është shkaktuar nga kombaji të cilin në ditën kritike ishte duke e drejtuar i dyshimti shqiptar shtetas i Kosovës.
Sipas deklaratës së të dyshimtit dhe dëshmitarëve okular zjarri ka mundur të shkaktohet nga “auspuhi” i kombajit sepse sipas tyre kanë vrenjtë xixa-shkëndija të vogla të zjarrit dhe të njëjtat duke rënë në tokë të kenë shkaktuar zjarrin.
Është siguruar edhe raporti mbi shkakun e zjarrit nga ,,Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim” dhe nga ana e inspektoreve të hetimit të zjarrit ku është konstatuar se ky zjarr është si pasojë e prishjeve në kombaj.
Me vendim të Kryeprokurorit të Gjykatës Themelore lënda të dorëzohet në PTH- Departamenti për Krime të Rënda./rajonipress/